Lajme
Adnan Januzaj, më pranë Romës
Liverpool nuk dëshiron ta huazojë Xherdan Shaqirin të Roma, kështu që ata po e kërkojnë kosovarin tjetër Adnan Januzaj, shkruan Sportitalia.
Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, ka konfirmuar sot në konferncë për shtyp se ata më nuk janë në garë për Matteo Politanon, pasi që Interi nuk dëshiron shkëmbim të tij me Leonardo Spinazzola.
Megjithatë, ata janë duke kërkuar zëvendësim për të lënduarin Nicolo Zaniolo, i cili do të jetë jashtë për tërë sezonin shkaku se ka këputur ligamentet e gjurit.
Suso dhe Shaqiri ishin zgjedhjet e para, por Milan dhe Liverpool po refuzojnë që t’i lejojnë ata në huazim me opsion blerjen.
Tani, sipas Sportitalia, Roma ka bërë kontaktet e para me Real Sociedad për sulmuesin Adnan Januzaj, të cilin mund ta marrin në huazim me opsion blerjen për 15 milionë euro.
Kosovari që përfaqëson Belgjikën do të mbush 25 vjet muajin e ardhshëm, kështu që ende është i ri, pavarësisht se ai nuk i ka plotësuar pritjet që ishin për të gjatë kohës sa ishte në Manchester United dhe Borussia Dortmund.
Ai ishte shitur në Real Sociedad për 8.5 milionë euro në verën e vitit 2017, ku deri më tani ka shënuar katër gola dhe katër asiste në 13 ndeshje garuese.
Roma “është njëra prej klubeve të interesuara për Adnan Januzajn gjatë afatit kalimtar të janarit”, ka konfirmuar agjenti i tij.
Sportitalia raportoi në mesditë që Giallorossi e kanë kthyer fokusin te kosovar, pasi që dështuan për ta marrë Matteo Politanon dhe Xherdan Shaqirin.
Për këtë SiamoLaRoma24.it ka kontaktuar me agjentin e Januzaj, Dirk de Vriese për të komentuar këto shkrime.
“Po, Roma është njëra nga klubet e interesuara për Januzajn gjatë afatit kalimtar të dimrit”, ka konfirmuar ai për këtë media.
“Giallorossi janë një klub i madh, kështu që natyrisht atij i pëlqen ideja për t’iu bashkuar atyre. Për momentin nuk mund të jap detaje”, ka thënë agjenti i kosovarit.
Raportohet se Roma po e kërkon atë në formë huazimi me të drejtë blerje 15 milionë euro në fund të sezonit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C












