Lajme

Adoleshentët në Zvicër, konsumues të substancave të ndaluara

Zyra Federale e Shëndetit Publik të Zvicrës ka kryer një studim mbi Sjelljen shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore. Raste studimi ishin fëmijët e moshave 11 deri në 15 vjeç dhe qëllimi i identifikimit të përdorimit ose jo të substancave psikoaktive te këto grupmosha, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch.

Sipas studimit, është një numër i vogël i nxënësve të moshës 15 vjeç që nuk kanë konsumuar asgjë përgjatë jetës së tyre. Është identifikuar po ashtu se konsumi i alkoolit tek moshat 11 deri në 15 vjeç dhe i kanabisit të paligjshëm tek moshat 14 dhe 15 vjeç gjithashtu mbeti mjaft i lartë në nivel, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch.

Rreth 19% e moshave 11 deri në 15 vjeç kanë konsumuar alkool të paktën një herë në 30 ditët e fundit. Tutje, thuhet se 5% e 11-vjeçarëve, 17% e 13-vjeçarëve dhe 43% e 15-vjeçarëve kanë pirë alkool në 30 ditët e fundit. Birra është pija alkoolike më e konsumuar nga djemtë 15-vjeçarë, ndërkohë që nuk ka asnjë hierarki mes birrës, pijeve alkoolike/likerë dhe alkopops tek vajzat. Vera është pija alkoolike më pak e konsumuar e të gjitha gjinive, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch.

Studimi vëren se në mesin e 14 dhe 15-vjeçarëve, ka rritje të konsumit të duhanit. Konsumi i tij sporadik – të paktën një herë në 30 ditët e fundit – në moshën 15 vjeç është rreth 16%, ka dyfishim për moshën 13 (6%). “Ne vëzhgojmë atë që kishim shumë frikë, se format e reja të konsumit të nikotinës (cigaret elektronike, snus, duhani me ngrohje) nuk e zëvendësojnë duhanin tradicional, por i shtohen atij”, thotë Grégoire Vittoz për RTS. 92% e 15-vjeçarëve që kanë provuar e-cigaret të paktën një herë nxisin kuriozitetin, ndihmojnë në reduktimin (15%) ose ndalimin (11%) të pirjes së duhanit, përcjell albinfo.ch.

Në vitin 2022 rreth 4% e moshave 14 dhe 15 vjeç kanë marrë një drogë të paktën një herë në jetën e tyre me qëllimin “për të marrë drogë”, pa e ditur se çfarë lloj droge është. Më pak se 1% kanë përdorur anabolikë të paktën një herë në jetën e tyre. Përdorimi sporadik i kanabisit mbetet i lartë rreth 8% të moshave 14-15 vjeç. Gati 2.6% e djemve dhe 2% e vajzave konsumojnë çdo ditë. Ka edhe 15-vjeçarë që thonë se të paktën një herë në jetë kanë përdorur droga të tjera ilegale. Ata ishin rreth 5%  thuhet në raport, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch.