Lajme
Aeroplani i rrëzuar në Afganistan ishte i ushtrisë amerikane
Ushtria amerikane të hënën ka thënë se një aeroplan ushtarak E-11A është rrëzuar në provincën Ghazni të Afganistanit, por ka hedhur poshtë pretendimet të jetë rrëzuar nga talebanët.
Zyrtarë të lartë afganë kanë thënë për Reutersin se autoritetet kanë shkuar me shpejtësi për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e aeroplanit, në një zonë malore të kontrolluar pjesërisht nga talebanët.
“Ndërsa shkaktari i rrëzimit është duke u hetuar, nuk ka indikacione se rrëzimi të jetë shkaktuar nga armiku”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Koloneli Sonny Leggett, në një deklaratë.
“Pretendimet e talibanëve se edhe aeroplanë të tjerë janë rrëzuar, janë të pavërteta”, tha Leggett.
Aeroplani ushtarak, i ndërtuar nga “Bombardier Inc”, përdoret për të ofruar komunikim në lokacione të largëta.
Ushtria nuk tha se sa persona kanë qenë në bord apo nëse ka vdekur dikush.
Zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se më pak se pesë persona kanë qenë në aeroplan kur është rrëzuar. Një zyrtar tha se, sipas informatave të para, së paku dy persona ishin në aeroplan.
Fotografi dhe video të postuara në rrjetet sociale që supozohet të jenë nga vendi i rrëzimit, shfaqin ato që mund të jenë mbetjet e aeroplanit Bombardier E-11A. Reutersi nuk ka mundur t’i verifikojë pamjet.
“Aeroplani, i cili ishte në një mision të mbledhjes së informatave, është rrëzuar në zonën Sado Khel të rajonit Deh Yak të provincës Ghazni”, tha Zabihullah Mujahid, zëdhënës i talibanëve në një deklaratë.
Mujahid nuk tha se si e rrëzuan aeroplanin. Ai tha se në brendësi të tij ishin oficerë të lartë amerikanë. Një zyrtar i lartë i mbrojtjes ka mohuar se të jenë përfshirë oficerë të lartë amerikanë.
Fillimisht u raportua se aeroplani i rrëzuar ishte i aviokompanisë “Ariana Airlines”, por që menjëherë kompania e mohoi këtë informacion, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Më 7 prill nis edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA Në datën 7 prill 2024, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë do të hapë edicionin e tretë...
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të
Jeta në Zvicër
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video) ‘Vallja kosovare’ jehon në Zvicër. Bëhet e ditur se para pak ditësh, studentët shqiptarë vallëzuan me...
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër
-
Drejtori i Përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti, fitoi 14.4 milionë franga vitin e kaluar
-
Zvicër: Delegacioni i financave kritikon krijimin e sekretariateve të reja shtetërore