Lajme
Biden zotohet se do t’i gjejnë autorët e sulmeve në aeroportin e Afganistanit
Presidenti amerikan, Joe Biden, premtoi të enjten se Shtetet e Bashkuara do t’i gjenin autorët e sulmeve vetëvrasëse dhe personat e tjerë përgjegjës për ato sulme vdekjeprurëse, anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik, jashtë aeroportit të Kabulit, ku mijëra njerëz ishin mbledhur me shpresën për të ikur nga vendi i kontrolluar nga talebanët.
Autorët e sulmeve kishin goditur orë më parë në dy vende përreth perimetrit të Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai”, pranë Portës Abbey dhe para një hoteli aty pranë.
Të paktën 60 afganë dhe 12 trupa amerikanë u vranë, sipas zyrtarëve amerikanë dhe afganë. Më pas Pentagoni konfirmoi se një ushtar i 13-të kishte vdekur. Të paktën 143 afganë të tjerë u plagosën, njoftoi agjencia së lajmeve Associated Press.
Një zyrtar amerikan i tha agjencisë Reuters se forcat amerikane në Kabul po përgatiteshin për sulme të tjera nga Shteti Islamik.
Viktimat e sulmit ishin të parat mes ushtarëve amerikanë që nga shkurti 2020. Ishte incidenti më vdekjeprurës për trupat amerikane në Afganistan prej një dekade.
Gjenerali amerikan Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, tha gjatë një konferencë për shtyp në Pentagon se 11 marinsa dhe një mjek i Marinës u vranë dhe 15 trupa të tjera u plagosën. Ai tha se një përplasje me armë pasoi sulmet me bomba.
Më vonë të enjten, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, njoftoi agjencia e lajmeve e grupit në kanalin e tij Telegram.
Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja dënuan sulmet, ashtu si edhe zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.
Në fjalimin e tij, zoti Biden u zotua se evakuimet do të përfundojnë dhe Shtetet e Bashkuara do t’i kapin ata që qëndrojnë pas sulmit.
“Ata që kryen këtë sulm, si dhe cilido që do t’i bëjë keq Amerikës duhet ta dijë: Ne nuk do të falim. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t’ju kapim dhe do t’ju bëjmë të paguani”, tha ai nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti tha se evakuimet do të vazhdonin./VOA
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













