Shkurt.ch
Aeroplani rrëzohet në det, shpëtojnë pasagjerët
Një Aeroplan i tipit “Lion Air Boeing 737” me rreth 172 pasagjerë në bord përfundoi në det, pasi nuk arriti të frenojë gjatë uljes në pistë
Një ngjarje e pazakontë për fat të mirë pa viktima ka ndodhur në një prej aeroporteve të Balit, ku një avion me rreth 172 pasagjerë në bord përfundoi në det, pasi nuk arriti të frenojë gjatë uljes në pistë.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime zyrtare indoneziane, të cilat saktësojnë se të gjithë personat që ndodheshin në bord kanë shpëtuar.
Një zyrtar i Ministrisë së Komunikacionit tha se aeroplani “Lion Air Boeing 737” huqi pistën me rastin e aterrimit në aeroportin Denpasar në Bali.
Fotot dramatike që janë postuar nga përdoruesit e rrjetit social Twitter tregojnë aeroplanin e thyer në dy pjesë duke qëndruar në afërsi të shkëmbinjve.
Aeroplani është aksidentuar rreth 200-300 metra larg pistës.
Ndërkohë paniku mes pasagjerëve ka qenë i madh, pasi jeta e tyre ishte seriozisht në rrezik.
Sipas burimeve spitalore, të paktën shtatë pasagjerë janë sjellë në spital për shkak të lëndimeve në kokë dhe në disa raste thyerjeve të eshtrave që kanë pësuar. Ende nuk është bërë e njohur përkatësia shtetërore e pasagjerëve ndërsa nuk dihen as shkaqe e aksidentit.
Kompania Lion Air për shkak të rritjes së saj të shpejtë, duket se ka lënë mbrapa masat e sigurisë. Për këtë arsye fluturimet e saj janë të ndaluara në Bashkimin Evropian, në SHBA dhe në Zvicër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare Ambasada e Kosovës në Paris vlerëson paraqitjen e filmit të regjisores Blerta Basholli në “Javën e... -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian Do të mbyllen rreth 30 kalime kufitare dhe priten vonesa të mëdha në qarkullim... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader











