Lajme
Aeroporti franko-zviceran Basel-Mulhouse rihapet pas alarmit për bombë
Aeroporti franko-zviceran është rihapur pasi u evakuua përkohësisht të premten për shkak të një alarmi për bombë, disa orë pasi sulmet me zjarrvënie ndërprenë rrjetin hekurudhor francez përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, përcjell albinfo.ch.
Operacionet e fluturimit po “rifillojnë gradualisht”, tha Euroaeroporti Basel-Mulhouse në X.
Më herët, aeroporti Basel-Mulhouse tha se ishte evakuuar dhe mbyllur “për arsye sigurie”.
Prefektura e departamentit Haut-Rhin të Francës i tha AFP më herët se ky ishte “një alarm për bombë”, duke specifikuar se “procedura e zakonshme” ishte vendosur, duke përfshirë dërgimin e ekspertëve të asgjësimit të bombave.
Disa aeroporte franceze, përfshirë EuroAirport, u desh të evakuoheshin në fund të vitit të kaluar për shkak të një sërë kërcënimesh të rreme me bomba.
Aeroporti Basel-Mulhouse është aeroporti i tretë më i madh në Zvicër, pas Cyrihut dhe Gjenevës.
Evakuimi erdhi ndërsa autoritetet franceze po kërkonin autorët e sulmeve me zjarrvënie në rrjetin e trenave me shpejtësi të lartë, të cilat ndërprenë udhëtimin për qindra mijëra njerëz.
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit do të mbahet të premten në mbrëmje.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku















