Lajme
Aeroporti i Kukësit nis më 15 korrik, destinacionet e para drejt Cyrihut dhe Stambollit
Fluturimet e para nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed Flatrat e Veriut” do të nisin më 15 korrik, me destinacionet e para drejt Cyrihut dhe Stambollit.
Klodiana Visha, operatore turistike në Kukës, bën të ditur se ka pasur një fluks kërkesash për bileta udhëtimi.
Nga muaji gusht dhe shtator po ashtu do të ketë edhe destinacione të tjera, ndërsa çmimet e biletave të udhëtimit do të jenë lowcost. Për këtë fakt ka pasur edhe një fluks prenotimesh nga qytetarë vendas, por edhe nga Kosova e Maqedonia Veriore.
Aeroporti “Zayed Flatrat e Veriut” u inaugurua pak ditë para mbylljes zyrtare të fushatës së 25 prillit, ndërkohë që vijojnë ende punimet për ndërtimin e plotë të ambienteve të këtij aeroporti.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















