Lajme
Aeroporti i Vjenës ulë çmimin e testit të Covid 19
Nga 8 gushti, testin e Covid 19 mund ta bëni në Aeroportin e Vjenës për 120 euro
Çmimi i testit PCR Covid 19 në Aeroportin e Vjenës do të ketë ulje gjatë ditëve të ardhshme. Duke filluar nga dita e shtunë, me datën 8 gusht, testin e Covid 19 mund ta bëni për 120 euro, në vend të 190 euro sa ishte deri më tash, shkruan oe24.at, përcjell Albinfo Austria.
Zyrtarët e Aeroportit të Vjenës e justifikojnë këtë duke thënë se testet tani mund të bëhen më efikase. “Me këtë ofertë, e cila është unike në Austri, aeroporti mbështet luftën e autoriteteve austriake kundër pandemisë,” tha Günther Ofner, zyrtar i aeroportit.
Qendra Shëndetësore e Aeroportit të Vjenës tani është e hapur nga e hëna deri të dielën, me fillim nga ora 7.00 e mëngjesit deri në orën 20.00 të mbrëmjes.
Rezultati i testit do të dërgohet me E-mail pas 3-6 orësh (gjatë fundjavave apo festave publike testi dërgohet ditën e nesërme).
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













