Lajme
Aeroporti që mbyllet për Krishtlindje, prifti zhvilloi ceremoninë e “bekimit të avionëve”
Ekziston një aeroport në botë, i vetmi që mbyllet dhe ku asnjë avion nuk ngrihet apo ulet në pistën e tij, në ditën e Krishtlindjes.
Bëhet fjalë për aeroportin e Dublinit, më i ngarkuari me pasagjerë dhe fluturime në Irlandë, ku pas orës 12 të mbrëmjes në datë 24 nisin përgatitjet për ceremoninë vjetore të Ditës së Krishtlindjes, që përkon me “bekimin e avionëve”.
Autoritetet e aeroportit në vend që ta marrin ditën pushim, e shfrytëzojnë atë për t’u dhënë avionëve një bekim festiv nga Zoti.
Graeme McQueen, menaxher i marrëdhënieve për kompaninë që operon aeroportin e Dublinit, i tha CNN se ceremonia vjetore e bekimit daton që nga viti 1947.
“Fillimisht bekimi përfshinte avionët Aer Lingus, të cilët janë të gjithë emëruar sipas shenjtorëve. Atëherë [në vitin 1947] bekimi bëhej çdo verë, por nga viti 1967 e tutje, me aeroportin që është bërë më i ngarkuar, u caktua dita e Krishtlindjes si e vetmja ditë e vitit kur Aeroporti i Dublinit mbyllet. Bekimi vjetor këto ditë është ekumenik dhe mbulon flotën e përgjithshme”, tha McQueen.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet më 1 maj, por vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër
-
Zvicër: Priten qira akoma më të shtrenjta gjatë vitit të ardhshëm