Lajme
Afër 40% e popullsisë zvicerane është me prejardhje të huaj
Pjesa e popullsisë rezidente me sfond migrimi është rritur vitin e kaluar për 1.3 %, duke arritur në 38 për qind
Rreth 2.7 milionë njerëz rezidentë në Zvicër, kanë pasur sfond migrimi (prejardhje të huaj), sipas statistikës për vitin 2019. Kjo korrespondon me 38 për qind të popullsisë së përhershme rezidente të moshës 15 vjeç e lart, shkruan SDA.
Pjesa e popullsisë rezidente me sfond migrimi është rritur vitin e kaluar për 1.3 %, duke arritur në 38 për qind.
Siç ka njoftuar të martën Zyra Federale e Statistikave (BFS), 80 për qind e njerëzve me sfond migrimi kanë lindur jashtë Zvicrës dhe për këtë arsye konsiderohen pjesëtarë të brezit të parë, transmeton albinfo.ch. Sipas shifrave të reja të BFS-së, këta njerëz janë në pozitë më të keqe sesa popullsia pa sfond migrimi, për sa i përket integrimit në tregun e punës.
Shkalla e papunësisë për gjeneratën e parë është më shumë se 7 për qind që i bie pothuajse tri herë më e lartë sesa ajo për popullsinë autoktone, vendëse.
Edhe në mesin e grave migrante të brezit të dytë ose më të lartë, shkalla e papunësisë është dukshëm më e lartë, rreth 6 për qind. Siç shkruan BFS, sfondi i migrimit nuk është “kurrsesi i vetmi faktor shpjegues” për dallimet, pra ato varen edhe nga faktorë tjerë si gjinia, mosha, arsimimi etj.
Siç shkruan më tej BFS, 36 për qind e njerëzve me prejardhje të huaj kanë shtetësi zvicerane, nga 10 për qind janë gjermanë dhe italianë. Pastaj vazhdon lista me portugezët, francezët dhe kosovarët.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















