Lajme
Afro 100 mijë raste aktive në Zvicër
Të dhënat e fundit për gjendjen epidemiologjike në Zvicër
Statistikat e fundit nga autoritetet shëndetësore zvicerane tregojnë se nga rastet e para me koronavirus, e deri tani në total Zvicra ka 418,266 infektime, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse thuhet se situata është e mirëmenaxhuar, përkundër kësaj, ka një rritje të madhe të infektimeve, veçmas në muajin e fundit.
Referuar të dhënave të fundit, në Zvicër ka 99,842 raste aktive me koronavirus, transmeton albinfo.ch.
Sidoqoftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër po rritet. Gjatë kësaj jave në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur mbi 311,500 persona.
Duhet theksuar se Zvicra deri tani ka bërë, 3,382,229 testime nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi, transmeton tutje albinfo.ch.
Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, e këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












