Lajme
Afro 2.5 milionë të infektuar deri më tani në Gjermani
Gjermania deri më tani ka regjistruar 2,436,506 infektime, që nga fillimi i pandemisë, transmeton albinfo.ch.
Fillimin e pandemisë Gjermania e menaxhoi në mënyrën më të mirë, sa që edhe konsiderohej shteti shembull për menaxhim të pandemisë.
Vala e dytë e virusit e goditi rëndë këtë shtet, si nga ana e infektimeve, ashtu edhe të vdekjeve.
Deri më tani Gjermania numëron 70,421 vdekje nga virusi korona.
Ky shtet ka kryer 43,950,029 testime dhe vazhdon të bëjë teste në numër të madh.
Në muajin shkurt Gjermania kishte trend rënie të infektimeve dhe vdekjeve. Shumica e bizneseve vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe masat strikte të jenë prezente.
Në muajin mars priten disa lehtësime të masave, nëse numri i infektimeve nuk ka rritje, sipas qeverisë federale gjermane. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve Dëbime apo parandalim? Debati që ndan politikën në Zvicër... -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës












