Futboll
Agjenti: Hysaj mund të largohet
Një ditë pasi u paralajmërua në mediat ndërkombëtare për interesimin e skuadrës londineze Chelsea për mbrojtësin e krahut të Napolit dhe kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka dalë me një deklaratë edhe agjent i tij.
Agjenti i Hysajt la të kuptohet se futbollisti mund të largohet nga Napoli. Arsyeja kryesore është minutat e pakët që po ka Hysaj, pasi skuadrën e mori tekniku italian, Carlo Ancelotti. “Në Champions, Ancelotti ka vendosur të luajë me Maksimoviq, por këtë zgjedhje duhet ta kuptojmë dhe nuk duhet të krijojmë polemika me trajnerin. Por, askush nuk mund të thotë që papritur Hysaj u bë një lojtar mediokër. Po flasim për rinovimin e tij dhe kur koha të jetë e duhur, mund të ndodhë. Nuk është e thënë që të qëndrojë në Napoli, pasi ka një klauzolë që e lejon të largohet që në janar”, tha agjenti i futbollistit, Mario Giuufreddi për mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Hysaj ishte i padiskutueshëm në formacionin bazë të Napolit derisa klubi drejtohej nga Sarri që tash po e kërkon atë te Chelsea.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”















