Sport
Ahmedi: Zgjodha me zemër, refuzova Maqedoninë për Shqipërinë
Hysen Memolla dhe Valon Ahmedi janë dy risitë e listës së parë të Christian Panuccit te kombëtarja shqiptare në futboll.
Dy debutuesit kanë rrëfyer përshtypjet e para në stërvitje. Ahmedi, i lindur në Ohër, ka treguar edhe për refuzimin që i ka bërë Maqedonisë.
“Kombëtarja është një ëndërr për mua, pasi jam edhe shqiptari i vetëm nga Maqedonia. Një ëndërr e bërë realitet dhe një nder për mua. Kam luajtur me Latifin dhe Grezdën. Janë lojtarë të mirë dhe ndihem mirë që do të luaj me ta te kombëtarja e madhe. Kam pasur miq dhe shokë, që më thoshin ‘shko te Maqedonia’. Kam bërë zgjedhje me zemër. Sikur edhe një ndeshje të luaja te Shqipëria do të isha më i kënaqur sesa dy te Maqedonia. Panucci, në telefonatën e parë më përgozi për lojën që bëj. Shpresoj që ta ndihmoj kombëtaren me cilësitë që kam. Ftesa erdhi në momentin më të mirë të karrierës sime. Pas kualifikimit në Champions, tashmë erdhi edhe ftesa në kombëtare”, ka thënë Ahmedi, raporton Top-Channel.
Ndërkohë, mbrojtësi 25-vjeçar Hysen Memolla rrëfeu se nuk e priste të grumbullohej.
“Nuk e prisja këtë ftesë, por jam shumë i lumtur që bëj pjesë në kombëtare dhe shpresoj të jap 100% me skuadrën”, tha Hysen Memolla, futbollist i kombëtares kuqezi.
Shqipëria do të luajë më 2 shtator me Lihtenshtajnin në “Elbasan Arena” dhe 3 ditë më vonë, në një tjetër kualifikuese botërori, do të luajë në Strumicë ndaj Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj Nikol Tuka, pianistja shqiptare me mbi 40 çmime, rrëmben duartrokitjet e publikut... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës Aksion i madh kundër kontrabandës së armëve, arrestime edhe në Zvicër... -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove












