Kosova
Ahmeti sugjeron të mos shkohet me familje në Gërmi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas daljes masive të qytetarëve në parkun e Gërmisë këtë të martë.
Ahmeti ka shkruar në Facebook se dalja në Gërmi si të jetë ndonjë festë, është e pashëndetshme.
“Dalja në Gërmi si me qenë festë është e pashëndetshme. Afërsia me njerëz të tjerë në turma pa e ditur gjendjen shëndetësore e njëri-tjetrit është sjellje moskokëçarëse për vetën, familjen dhe të tjerët. Do ta përcjellim situatën edhe nesër, por nuk është kohë pikniku. Nuk ka nevojë për orë policore, por definitivisht nuk na duhet relaksim i tillë. Po ju lusim për kujdes për veten dhe të tjerët. Dalja për shëtitje në Germi me krejt familjarët është dalje e PANEVOJSHME!”, ka shkruar i pari i kryeqytetit.
Ndryshe, problem me daljen e qytetarëve në park gjatë ditës së sotme kishte edhe në komunën e Gjakovës.
Gjakovarët nuk e respektuan vendimin e qeverisë që të qëndrojnë të izoluar, e për këtë pati edhe ndërhyrje të policisë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













