Futboll
Ajeti vazhdon me gola në Zvicër
Ky ishte goli i pestë në këtë sezon për sulmuesin shqiptar, i cili ka edhe tre asistime
Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të jenë vendimtarë në Superligën e Zvicrës. Barazim pa gola ndërmjet Ermir Lenjanit dhe Arlind Ajetit. Të dy futbollistët u aktivizuan si titullarë në skuadrat e tyre respektive, teksa rezultati i shkoi më shumë përshtat Grasshopersit, pasi luante në udhëtim përballë Sionit.
Baseli i Taultan Xhakës dhe Albian Ajetit ka zhgënjyer në shtëpi, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi ndaj Xamax, shkruan albinfo.ch.
Xhaka u aktivizua në këtë përballje si qendërmbrojtës, për shkak të mungesave të shumta.
Albian Ajeti kaloi në epërsi Baselin në minutën e 40-të, ndërkohë që mysafirët barazuan me Nucolon në të 52-tën.
Ajeti shënoi me kokë një gol të bukur. Ky ishte goli i pestë në këtë sezon për sulmuesin shqiptar, i cili ka edhe tre asistime.
E-Diaspora
-
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit 77 mijë aplikime për votim nga jashtë Kosovës... -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais













