Kosova
“Ajo Mal”, dokumentari i Uta Ibrahimit, synon avokimin për barazi gjinore
Projekti “Ajo Mal”, i zbatuar nga Fondacioni Utalaya, mblodhi vajza dhe gra nga profesione dhe zona të ndryshme të Kosovës, duke i rikthyer në malet tona. Ky udhëtim unifikues shndërroi traumën kolektive të izolimit dhe frikës në dashuri për natyrën, duke promovuar përfshirjen e grave në sport dhe avokimin për barazi gjinore. Me mbështetjen e partnerëve, si Ambasada e Zvicrës dhe UN Women Kosovo, projekti tregoi fuqinë e grave për të sfiduar majat e maleve dhe të jetës. Drejtoresha e Fondacionit Utalaya, Uta Ibrahimi, e cila udhëhoqi ekspeditat, ndau përvojën e saj personale.
“Frika ime për të qenët e vetme në mal vjen nga një paranojë e rrënjosur në kohën e luftës, kur si fëmijë dëgjonim rrëfime të dhimbshme për masakrat dhe dhunimet. Por me kalimin e viteve, duke sfiduar këtë frikë, kam arritur të eksploroj male të shumta në Kosovë dhe në botë, shpesh e vetme. Inspirimin e kam marrë nga gratë e forta, fillimisht për të promovuar shtetin e Kosovës. Sot, përmes ‘Ajo Mal’, dua t’ua hap derën grave dhe vajzave që të rikthehen te zanafilla e tyre, tek malet e Kosovës”.
Ngjarja kulmore u nderua nga pjesëmarrja e Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti.
“Ajo Mal” le të jetë frymëzim për të gjithë ne, duke promovuar një Kosovë më të fortë, më të gjelbër dhe të bashkuar. Ai përmbylli fjalimin e tij me një vlerësim për iniciativën dhe gratë që e udhëhoqën: “Mali përkulet para saj”, tha Kurti.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, vlerësoi projektin dhe dokumentarin si dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm të grave për të ndërtuar të ardhme më të ndritur për Kosovën. Përfaqësuesja e UN Women Kosovo, Linda Sanaja-Ukmata, shtoi se projekti koincidon me Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe nisjen e fushatës 16 Ditë të Aktivizmit, duke inkurajuar guximin dhe solidaritetin për të drejtat e grave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 Parashikimi i punësimit në Zvicër rritet... -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç -
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin -
Guy Parmelin zgjidhet president i ri i Zvicrës me 203 vota – rezultat rekord -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës












