Futboll
Akademia e futbollit “Ali Demi” do ta përfaqësojë Kosovën në turneun CSI Talent Cup U11 në Gjenevë
Akademia e futbollit “Ali Demi” nga Tirana, fitues i titull Uhilas Talent Cup U11 në Ferizaj të zhvilluar më 1 dhe 2 dhjetor, do ta përfaqësojë Kosovën në turneun prestigjioz CSI Talent Cup U11, që me 16 dhe 17 Shkurt të vitit 2019, do të mbahet në Gjenevë të Zvicrës, njofton Albinfo.ch.
Për ardhjen e akademisë shqiptare “Ali Demi” në Gjenevë, do të përkujdesën vëllezërit Salihu nga Vitia, të cilët janë edhe përfaqësues të gjigandit të veshjeve sportive Givova.
“Të gjitha harxhimet i marrim përsipër ne, si biletat, akomodimet etj. Ata vijnë me datën 14 shkurt dhe do të qëndrojnë deri me datë 18-19 shkurt. Turneu në Ferizaj ka bërë jehonë të madhe dhe te gjitha akademitë mezi presin të marrin pjesë. Është përvojë e jashtëzakonshme. Këtë vit kemi pas ekipe nga të gjitha trojet shqiptare”, deklaroi ekskluzivisht për albinfo.ch, Salajdin Salihu, organizator i turneut Uhilas Talent Cup U11.
Në dy turnetë e më përparshme, Kosova është përfaqësuar me fituesit, Ardhmëria Ferizaj dhe me ekipin e Sharrit nga Hani i Elezit ku e kanë fituar çmimin e Fair Play-it.
Në turneun CSI Talent Cup U11 në Gjenevë do të marrin pjesë 24 ekipe, në mesin e tyre akademi të mirënjohura evropiane si ajo e Arsenal-it, Bayern München-it, Bayer Leverkusen-it, Inter Milan-it, FC Porto-s, FC Basel-it, FC Servette-s, FC Lugano-s, FC Olimpique Lyon-it, Deportivo La Coruna-s dhe ekipe tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?