Jeta në Zvicër
Aksident i rëndë në Bellinzona, dy persona humbin jetën
Në një aksident të rëndë, në autostradën A2 në afërsi të Bellinzonës, dy shtetas italianë kanë humbur jetën duke punuar në vendosjen e pengesave të zhurmës.
Shtetasit italianë të moshës 25 dhe 36-vjeçare u aksidentuan nga pllaka të drunjta përderisa kanë qenë duke vendosur barriera të zhurmës.
Aksidenti ka ndodhur pak para orës 13.30 në Camorino, ka njoftuar Policia Kantonale në Tessin gjatë të hënës, transmeton Albinfo.ch. Të dy personat kanë dashur ta ngritin lart një pllakë të drunjtë 10 metra të gjerë dhe 2.5 metra të lartë, kur papritmas ajo bie nga lartë dhe i godet viktimat.
Përkundër përpjekjeve për ringjallje, personat në fjalë ndërruan jetë në vendngjarje, pas lëndimeve të rënda. Shkaqet e aksidentit janë në rrjedhë e sipër.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Amerikë
Edona Thaçi, shqiptarja e parë komentatore në WNBA Edona Thaçi hyn në historinë e WNBA-së si komentatorja e parë shqiptare... -
Amerikë
Mjeku shqiptar pranohet anëtar i American Gastroenterological Association (AGA) -
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025












