Bota

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një person nga Zvicra

Një person nga Renensi VD ka humbur jetën në një aksident të rëndë në një autostradë italiane. Gjatë kësaj, vëllai i tij e kishte ngarë veturën.

I. (27) dhe vëllai i tij N. (19) kishin pushime dhe vizituan kunatin e tyre në Itali. Të premten, gjatë rrugës për në Zvicër, u shkaktua një aksident i rëndë.

I., i cili është rritur në Gjenevë dhe ka jetuar në Vaud, ishte ulur në vendin e bashkudhëtarit. Vëllai i tij e ngiste veturën. Në autostradën italiane A14 në afërsi të Chiaravalle, ata u përplasën për një kamion që po transportonte qumësht, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

I. u plagos rëndë. N. pësoi lëndime. Dy persona kishin dalur nga vetura për t’i liruar nga rrënojat e veturës. Por një shofer që po vinte pas, nuk e kishte vënë re se ishte shkaktuar aksident. “Ai i goditi dy persona të cilët erdhën për të na ndihmuar. Me të vërtetë shumë rëndë”, ka pohuar N., përcjell tutje albinfo.ch.

Mbetet e paqartë përse erdhi deri te aksidenti. I ndjeri sapo kishte përfunduar studimet e shkencave kompjuterike dhe kishte gjetur një punë.