Kosova
Aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Pejë
Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se aksideni ka ndodhur ndërmjet një veture dhe një kamioni.
Policia ka konfirmuar se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.
“Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion, si pasojë fillimisht dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit me autoambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Nga mjeku kujdestar është konfirmuar se dy personat e lënuar, një fëmijë dhe një person i moshës madhore kanë arritur në spital pa shenja jete”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Aksidenti ka ndodhur në orën 18:25, në fshatin Zajm të Klinës, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












