Lajme
Aksident në Baden-Württemberg të Gjermanisë, pesë të vdekur
Një automjet i tipit BMW është përplasur me një taksi në Baden-Württemberg të Gjermanisë. Të vdekur nga aksidenti kanë mbetur pesë persona dhe janë lënduar dy të tjerë.
Katër persona ndodheshin në automjetin BMW dhe një pasagjer i taksisë mbetën të vdekur.
Sipas raportimit të 20minuten, arsyet ende mbesin të paqarta, por tashmë është bërë e ditur se shoferi 25-vjeçar humbi kontrollin mbi mjetin dhe përplasi taksinë në krahun tjetër të rrugës. Automjeti BMW me 400 kuaj fuqi u përplas përballë me taksinë, në të cilin dy vëllezër ishin ulur pranë shoferit.
Shoferi i automjetit BMW bashkë me tre pasagjerët e tij – dy burra (të dy 29-vjeçar) dhe një grua (24-vjeçare) u konstatuan të vdekur në vendngjarje. Një nga pasagjerët e taksisë, 28-vjeçar për shkak të plagëve ndërroi jetë, ndërkohë që shoferi i taksisë dhe pasagjeri tjetër kanë marrë lëndime të rënda, raporton 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me taksinë në anën e kundërt të rrugës. Të katër personat që ndodheshin në mjetin e tipit BMW dhe një pasagjer në taksi u konstatuan të vdekur si pasojë e aksidentit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












