E-Diaspora
Aksident tragjik në Itali, vdesin dy vajza shqiptare
Xhesika Gjonaj, 19 vjeçe, Ambra Shaljani, 18 vjeç si dhe dy italianët, Federico B. dhe Riccardo M, ishin të rinjtë që mbetën të vdekur në vend
Një aksident tragjik ndodhi në afërsi të Romës, ku kanë mbetur të vdekur dy meshkuj italianë dhe dy femra shqiptare, raporton albinfo.ch.
Ata ishin duke udhëtuar me një makinë “Mini Cooper”, që doli nga rruga dhe u përplas me një murin e një restoranti. Të gjithë kanë mbetur të vdekur në vend, kurse zjarrfikësit nuk kanë arritur të bëjnë asgjë, madje, është dashur orë të tëra që të nxjerrin trupat e tyre.
Xhesika Gjonaj, 19 vjeçe, Ambra Shaljani, 18 vjeç si dhe dy italianët, Federico B. dhe Riccardo M, ishin të rinjtë që mbetën të vdekur në vend.
“Ishte e tmerrshme, ne mund të bënim asgjë”, ka thënë një prej dëshmitarëve për gazetën italiane “La Repubblica”.
Babai i 19-vjeçares shqiptare Xhesika Gjinaj, i cili mbërriti në vendin e aksidentit u shfaq i shikuar dhe mes lotësh para gazetarëve. Ndërsa informonte familjarët me telefon, ai dëgjohej të thoshte i dëshpëruar: “Nuk është më, ka vdekur, Xhesika ka vdekur, ka vdekur!”
Gazetarët mund të shkëpusnin prej tij vetëm këto fjalë: “Nuk mund të flas më, është e pamundur. Ishin të gjithë miq, të katër, fëmijë të mbarë. Xhesika ishte një vajzë e mrekullueshme, nuk e di, nuk e di, ishte vajzë e mrekullueshme. Unë kam vdekur, kaq! Më falni”, përfundoi ai mes lotëve.
https://www.youtube.com/watch?v=BcBpJKReW8Y
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












