Lajme
Aksidentet me motor janë në rritje
Të rinjtë zviceranë mund të marrin lejen e vozitjes së motoçikletës që nga mosha 16 vjeç. Që nga ajo kohë, mund të konstatohet se aksidentet e rënda midis 15-17 vjeç janë dyfishuar, shkruan RTS.
Për 2 vjet, të rinjtë zviceranë mund të marrin patentën e motorit 125 cc. Gjithnjë e më shumë prej tyre po e shfrytëzojnë atë, por jo pa pasoja, pasi numri i aksidenteve të rënda nga 15 deri në 17-vjeçarët janë dyfishuar.
Në vitin 2022, më shumë se 120 të rinj të moshës 15 deri në 17 vjeç u plagosën rëndë në një aksident me motor, dy të tjerë vdiqën. Një shifër që është dyfishuar që nga ulja e moshës së licencës në 16 vjeç, përcjell albinfo.ch.
Nga Zyra për Parandalimin e Aksidenteve thonë se “nëse kjo prirje do të vazhdojë, mund të jetë e nevojshme të bëhen ndryshime në ligj. Sepse aktualisht dyshojmë se vetëm masat edukative mund ta ndalojnë këtë zhvillim”.
Rekomandimet e zakonshme janë të vozitni me automjet në gjendje të mirë, të keni pajisje mbrojtëse dhe të adoptoni drejtimin mbrojtës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Forumi Ekonomik: Kostot e sigurisë vazhdojnë të rriten Në vitin 2025, shpenzimet pothuajse arritën tavanin prej 9 milionë frangash; një vizitë e mundshme e... -
Tesla godet një automjet policie, duke shkaktuar dëme prej 100,000 frangash -
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër -
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë











