Kosova
Aksidenti me 10 të vdekur nga Kosova, reagon edhe kryeministri kroat
Herët në mëngjes, një aksident i rëndë ndodhi afër Slavonski Brod, ku sipas mediave kroate 10 persona kanë humbur jetën dhe 30 kanë mbetur të lënduar
Një aksident i tmerrshëm ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku raportohet për 10 persona që kanë humbur jetën dhe 30 të lënduar, përcjell albinfo.ch.
Policia është duke hetuar rastin, derisa kanë mbërritur edhe zjarrfikësit dhe hetuesit në vendin e ngjarjes. Një shofer tjetër ishte po ashtu në autobus, derisa shkaqet ende po hetohen.
Kryeministri kroat shprehu ngushëllimet e tij për familjet kosovare.
“Është një trishtim të madh që morëm lajmin për një autobus që zbarkoi jashtë rrugës afër Slavonski Brod, në të cilin 10 persona humbën jetën. Ne jemi duke menduar për familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës dhe njerëzit, të cilëve u shprehemi ngushëllimet dhe simpatitë tona më të thella”, tha Kryeministri Andrej Plenković përmes Twitter, duke shtuar se për shkak të aksidentit të tmerrshëm, se ka biseduar me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Bozhinoviq dhe me atë të Shëndetësisë, Vili Berosh. Ata janë nisur për në Slavonski Brod për të kuptuar nga afër gjendjen.
S velikom tugom primili smo vijest o slijetanju autobusa s ceste kod Slavonskog Broda u kojem je život izgubilo 10 ljudi. U mislima smo s obiteljima žrtava i ?? vlastima i narodom, kojima izražavamo duboku sućut i suosjećanje. Nadamo se da će se ozlijeđeni putnici oporaviti.
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) July 25, 2021
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












