Shkurt.ch
Aksidentohet me veturë të vjedhur
Një 20 vjeçar kosovar, është aksidentuar më veturë të vjedhur në orët e hershme të ditës së mërkurë në kanton Schwyz të Zvicrës.
Djaloshi kishte provuar t`i ikte një patrulle të policisë duke rritur shpejtësinë mbi 100 km/h derisa shkakton vet aksident në rrugën Schwyzerstrasse por shpëton pa lëndime, shkruan bote.ch, përcjell “albinfo.ch”.
“Kur personi has në një patrullë policie e cila ishte në rrugën Leutschenstrasse in Freienbach, ai provon t`ik policisë duke ndezur sinjalet paralajmëruese dhe rrit shpejtësinë mbi 100 km/h derisa vet aksidentohet në rrugën Schwyzerstrasse dhe më pas arrestohet”, thotë një zëdhënës i policisë së kanton Schwyz, njofton “albinfo.ch”.
Kosovari 20 vjeçar nuk kishte as leje qarkullimi për vozitje dhe tani ai duhet të përgjigjet para prokurorisë kantonale në Schwyz. Sipas hetimeve të policisë u konstatua se vetura të cilën e ngiste ishte e vjedhur.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen Dy futbollistët e Zvicrës shprehen optimistë para përballjes me Kolumbinë në 1/8 e finales së Kupës... -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet











