Kosova
Aksion antidrogë në Gjilan, lokalizohen katër sera me kanabis, tre të arrestuar
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Gjilan, në koordinim e bashkëpunim me institucione tjera të sigurisë, kanë arritur të lokalizojnë një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit.
Në bazë të njoftimit nga Policia e Kosovës, këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në një fazë të mirë zhvillimi.
“Këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në një fazë të mirë zhvillimi. Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë dhe dëshi tjera, janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti përfshirë shkatrrimin e lëndëve do të bëhet në koordinim me këto organe”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vijon numërimi i votave të diasporës; pritet mbërritja e votave nga SHBA, Kanadaja dhe Australia Po numrohen votat nga diaspora, ende në pritje të atyre nga SHBA, Kanada dhe Australia... -
Kanada: Flutura emërohet Drejtore e Programeve në Artistè Foundation -
Dy të rinj shqiptarë nënshkruajnë marrëveshje me gjigantin amerikan Ripple -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Erëza Suka pranë gjysmëfinales së “The Voice of Germany”
Jeta në Zvicër
-
Si e ndajnë 23 franga kantonin e Freiburgut Më 30 nëntor, popullsia e Freiburgut voton për një pagë minimale. Të majtët duan të bëjnë... -
Analiza e smzh: Marrëveshja tregtare me SHBA-të – forcim për eksportet, sfida për frangun -
Dy automjete dhe një zyrë përfshihen nga flakët në Bazel, dyshohet zjarrvënie -
Ekonomia zvicerane mund të marrë frymë më lirishëm pas marrëveshjes me SHBA-n -
Familja e Steve Jobsit vinte nga Zvicra













