Shkurt.ch
Aksion për ndjekjen e krimit ndërkufitar
120 pjesëtarë të policisë kantonale të Bazelit, të rojeve kufitare të Bazelit, të doganave dhe policë nga Gjermania e Franca kanë kontrolluar 350 automjete dhe rreth 750 veta
Në trekufirin Zvicër-Gjermani-Francë, në rrethinat e Bazelit, policia në natën në mes të të premtes dhe të shtunës ka zhvilluar një aksion për luftimin e krimit ndërkufitar. Në kuadër të aksionit janë arrestuar katër persona. Gjatë gjithë mbrëmjes deri në orën 02.00 rreth 120 pjesëtarë të policisë kantonale të Bazelit, pastaj të rojeve kufitare të Bazelit, të doganave si dhe policë nga Gjermania e nga Franca kanë kontrolluar 350 automjete dhe rreth 750 veta.
Një person i ndjekur me fletarres ka provuar t`i ikë kontrollimit por policia e ka arrestuar, njofton srf.ch.
Përveç pjesëmarrësve të komunikacionit automobilistik dhe këmbësorëve, policët kanë kontrolluar mbrëmë edhe lokalet e lojërtave të fatit, bastoret dhe lokalet hoteliere. Si rezultat jkanë bërë disa kallëzime penale per shkelje të ligjit mbi lojërat e fatit. Po ashtu janë arrestuar tre persona nga, siç thuhet në komunikatën e policisë, “Evropa Lindore”, të dyshuar se ishin nisur për të kryer vjedhje.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












