Kosova
Aktakuzë për 46 persona: dëmtuan buxhetin e Kosovës me 2.4 milionë €
Për 46 persona ekziston dyshimi i bazuar, se gjatë periudhës kohore nga muaji, janar 2015 deri me 22 mars 2016, me dashje dhe me dijeni kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës me 2.4 milionë euro
Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë kundër 46 personave për vepra penale që ndërlidhen me krim te organizuar. Sipas Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, dyzetegjashtë të pandehurve akuzohen për vepra penale: kundër ekonomisë dhe detyrës zyrtare që ndërlidhen me krim te organizuar si dhe për njërin nga te pandehurit vetëm ne drejtim te veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“Për 46 persona ekziston dyshimi i bazuar, se gjatë periudhës kohore nga muaji, janar 2015 deri me 22 mars 2016, me dashje dhe me dijeni…në mënyrë shumë të sofistikuar organizojnë tri skema të punës, apo më saktë: import të kundërligjshëm përmes mosdeklarimit apo deklarimit të pasaktë të mallrave të llojit cigare dhe kontrabandimit të tyre, kontrabandim të produkteve farmaceutike dhe stimulansave seksual”, thuhet në raportin e Prokurorisë.
Po ashtu, sipas të të njëjtit njoftim, i njëjti grup përmes shmangieve nga tatimet e brendshme, në bazë të së cilave kanë realizuar të ardhura të konsiderueshme…me shmangie të përgjithshme doganore gjithsej në shumën prej 1,66 milionë euro.
“…Dhe njëkohësisht duke iu shmangur obligimeve tatimore gjithsej në shumë prej 763,778.09 €, që rezultojnë me shmangie të përgjithshme doganore dhe tatimore gjithsej në shumën prej 2,430,620.16”, thuhet në njoftim.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit. Këta persona mund të dënohen me nga 4 vjet burg.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











