Lajme
Aktakuzë për terrorizëm, akuzohen 32 persona
Të pandehurit akuzohet për “Rekrutimi për terrorizëm”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” dhe “Mbajtja në pronësi dhe posedim të paautorizuar të armëve”
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër 32 të pandehurve të cilët akuzohet nën dyshimet për: “Rekrutimi për terrorizëm”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.
Prej këtyre të pandehurve, 27 persona akuzohen për veprën penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”, e disa prej tyre edhe për “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.
Dy persona, siç thuhet në një njoftim të Prokurorisë Speciale, akuzohen për “Rekrutimi për terrorizëm”, kurse 3 persona akuzohen për veprën penale: “Mbajtjes në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.
Për disa nga të akuzuarit ekziston dyshimi i bazuar se iu kanë bashkangjitur për të luftuar grupit terrorist në Siri, të quajtur ISIS, disa të tjerë kanë bërë ftesë për qytetarë për t’iu bashkuar grupit terrorist “ISIS”, ndërkaq disa të tjerë kanë rekrutuar njerëz për të dërguar në luftën e Sirisë, dhe njëkohësisht kanë mbledhur fonde për organizatat e lartcekura terroriste të shpallura nga OKB-ja.
Ndryshe më 9 gusht të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Kosovës ka marr aktvendim për fillim të hetimeve kundër 57 personave dhe të njëjtën kohë u patën arrestuar mbi 40 persona. Nga ky grup 32 persona janë akuzuar, për 18 persona kanë pushuar hetimet dhe 7 persona ende gjenden në arrati, raporton Albinfo.Ch.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













