Lajme
Aktivistët e klimës pushtojnë sheshin federal të Bernës
Nga e hëna në mëngjes, aktivistët e klimës duan të fillojnë javën e veprimit "Çohu për Ndryshim" me këtë aksion
Aktivistët e mjedisit kanë pushtuar sheshin kryesor të Bernës, “Bundesplatz” të hënën në mëngjes. Kjo është konfirmuar për agjensinë e lajmeve Keystone-SDA, nga qendra operacionale e Policisë Kantonale në Bernë.
Sipas një njoftimi mediatik nga e hëna në mëngjes, aktivistët e klimës duan të fillojnë javën e veprimit “Çohu për Ndryshim” me këtë aksion.
Lëvizja klimatike me disa qindra aktivistë ka pushtuar sheshin e pëermendur, në shenjë proteste kundër sistemit politik dhe ekonomik që, sipas saj, është përgjegjës për krizën e klimës, thuhet në komunikatë, transmeton albinfo.ch.
Rreth 400 deri në 500 njerëz kanë marrë pjesë në pushtimin në orët e para të mëngjesit, thotë zëdhënësja e policisë, Frida Kohlmann.
Me çadra, tualete të kompostueshme, lesksione të joga-s etj, aktivistët e kanë “vendosur shtëpinë e tyre” në Bundesplatz.
Për dush, aktivistët duan të përdorin McClean aty pranë në stacionin kryesor të trenit ose të përdorin ujin në shesh.
Policia e kantonit të Bernës ka deklaruar se policët ishin atje dhe ishin në kontakt me aktivistët. Ajo që është e sigurt, këta të fundit nuk kishin miratim për fushatën. Pyetjes nëse Bundesplatz-i do të lirohet së shpejti, zëdhënësja nuk i dha përgjigje.
Por, një gjë është e sigurt: pushtimi i paligjshëm do të jetë materje për të cilën politika do të flasë në orët dhe ditët e ardhshme.
Politikanët e njohur si deputeti nacional i FDP Christian Wasserfallen tashmë po bëjnë thirrje që kampi të evakuohet menjëherë. Ndërsa deputeti i SVP Anfreas Glarner shkon edhe më tej. “Nëse aktivistët nuk tërhiqen vullnetarisht, një “togë granatierësh” duhet të pastrojë menjëherë sheshin Bundesplatz”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër














