Lajme
Akullnajat po shkrihen, pamjet nga satelitët
Anija kozmike Cryosat e Evropës gjurmoi rreth 200,000 akullnajat në Tokë dhe zbuloi se janë shkrirë 2,720 miliardë tonë akull në 10 vjet për shkak të ndryshimeve klimatike. Kjo është e barabartë me humbjen e 2% të masës së tyre në një dekadë, raporton BBC.
Monitorimi se sa shpejt po ndryshojnë akullnajat është i rëndësishëm, sepse miliona njerëz mbështeten në to për ujë të pijshëm dhe bujqësi, përcjell albinfo.ch.
Akullnajat funksionojnë gjithashtu si rezervuarë kritikë të ujit. Më shumë se 20% e popullsisë së botës mendohet të jetë e varur në një farë mënyre nga ujërat e shkrirë të verës që rrjedhin nga akullnajat – për pije, për bujqësi dhe për të drejtuar hidrocentralet, shkruan BBC.
Cryosat është një vëzhgues veteran i Agjencisë Evropiane të Hapësirës në Tokë. Ai mbart një instrument të quajtur një altimetër radar, i cili dërgon pulset e mikrovalës për të gjurmuar ndryshimet në lartësi përgjatë sipërfaqes së planetit – dhe në veçanti ndryshimet në lartësinë e fushave të akullit.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike












