Shkurt.ch
Alain Berset është president i ri federal
Për Bersetin president kanë votuar 190 nga 210 deputetët e pranishëm. Me këtë, ai ka fituar dy vota më shumë se presidentja e deritashme që është zgjedhur para një viti, me 188 vota
Parlamenti i Zvicrës në përbërjen e të dy dhomave, ashtu siç është pritur, ka bërë zgjedhjen e presidentit të Federatës Zvicerane për vitin 2018. Në këtë post, sipas parimit të rotacionit që e ndjek Zvicra, është zgjedhur nënlryetari i deritashëm Alain Berset nga Partia Socialdemokrate (SP/PS) i cili vjen nga Kantoni Freiburg.
Për Bersetin president kanë votuar 190 nga 210 deputetët e pranishëm. Me këtë, ai ka fituar dy vota më shumë se presidentja e deritashme që është zgjedhur para një viti, me 188 vota.
Berset është pjesë e Këshillit Federal (Qeverisë së Zvicrës) që nga viti 2012 ndërsa kjo është hera e parë që ai zgjidhet president.
Në rrethana normale zgjedhja është pothuaj çështje formale, që nga viti 1890 kur është futur në fuqi parimi i rotacionit në këtë post.
Me konfirmimin e zgjedhjes, presidenti i ri i është drejtuar parlamentit me një fjalim të mbajtur në katër gjuhët zyrtare të vendit. Ai ka përmendur si sfida për Zvicrën fenomenet si globalizimi dhe digjitalizimi. Ndërsa ka thënë se rruga e deritashme e Zvicrës në raportet bilaterale me BE-në është treguar e suksesshme.
Në të njëjtën seancë është zgjedhur edhe vicepresidenti i Federatës për vitin 2018. Ky është ministri aktual i financave, Ueli Maurer nga SVP. Maurer ka qenë katër vite më parë, mbi bazë të parimit të rotacionit, president.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











