Futboll
Alain Giresse prezantohet si trajner i ri i Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës ka prezantuar sot (e mërkurë) trajnerin e ri Alain Giresse, përcjell albinfo.ch.
Disa muaj pas shkarkimit të zviceranit Bernard Challandes, FFK ka gjetur pasuesin e tij, të cilin e ka prezantuar sot në ambientet e hotel Emerald.
Bëhet fjalë për trajnerin francez, Alain Giresse, i cili nga sot do ta marrë drejtimin e Dardanëve.
Prezantimi i Giresse u bë nga i pari i FFK-së, Agim Ademi, në një konferencë shtypi të organizuar së bashku me Muharrem Sahitin dhe Bajram Shalën.
Trajneri francez ka nënshkruar një kontratë thuajse dyvjeçare me Kosovën, të vlefshme deri në nëntor të vitit 2023.
Ndryshe, Giresse si trajner për disa vjet ka menaxhuar skuadra si: Toulouse (1996-98 dhe 1999/2000), Paris Saint-Germain (1998) dhe FAR Rabat (2001/2003).
Nga viti 2004 ka filluar të jetë trajner i kombëtarëve, ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004/2005), Gabonin (2006/2010), Malin (2010/2012 dhe 2015/2017), Senegalin (2013/2015) dhe Kombëtarja e fundit që Giresse ka menaxhuar është ajo e Tunizisë për sezonin 2018/19.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













