Shkurt.ch
Alarm në Schaffhausen: Raportohet për një sulmues me motosharrë!
Shkas për këtë alarmim të policisë është një person i cili po qarkullon me sharrë motorike në duar dhe duket se po kërcënon dhe sulmon njerëzit
Në Shaffhausen, policia ka rrethuar sot, në mëngjes disa pjesë të qytetit të vjetër. Shkak për këtë masë sigurie është një “gjendje e jashtëzakonshme” që ka ndodhur aty, shkruan blick.ch dhe transmetojnë mediat tjera zvicerane.
Sipas portalit të përmendur, shkas për këtë alarmim të policisë është një person i cili po qarkullon me sharrë motorike në duar dhe duket se po kërcënon dhe sulmon njerëzit. Deri tash raportohet për së paku një njeri të lënduar në kokë, transmeton albinfo.ch.
Sipas një zëdhënëseje të policisë, policia dhe ambulanca janë të mobilizuara. Veç kësaj edhe helikopterët e Rega-s po qarkullojnë mbi këtë zonë. “Ata janë në gjendje gatishmërie në rast se ndodh të ketë të plagosur”, ka thënë zëdhënësja, pa mundur të japë më tepër detaje.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













