Lajme
Alarm nga shkencëtarët: Infertiliteti tek gratë pritet të rritet me 50% deri në vitin 2036
Shtyrja e moshës për të krijuar familje po sjell sfida të reja shëndetësore dhe demografike në shkallë globale. Sipas të dhënave të fundit nga projekti “Barra globale e sëmundjeve”, shkencëtarët parashikojnë një krizë të heshtur të fertilitetit brenda dhjetëvjeçarit të ardhshëm, me rreth 80 milionë raste të infertilitetit femëror deri në vitin 2036 apo rritje prej 50%.
Ky trend lidhet drejtpërdrejt me faktorë socio-ekonomikë. Sot, gjithnjë e më shumë çifte vendosin të bëhen me fëmijë në fund të të 30-ave apo në fillim të të 40-ave. Megjithatë, biologjia njerëzore mbetet e njëjtë: pas moshës 35 vjeçare, shanset për një shtatzëni natyrale ulen dhe rreziku i aborteve spontane rritet.
Sfida më e madhe mbetet ekonomike. Edhe pse mjekësia e riprodhimit të asistuar ka avancuar, kostot e larta të trajtimeve i bëjnë ato të papranueshme për shumë çifte në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026












