Jeta në Zvicër
Alarm për bombë në stacionin e trenit në Lozanë
Stacioni qendror i trenit në qytetin e Lozanës në Zvicër pasditen e sotme është mbyllur për shkak të një kërcënimi me bombë, pasi në vendngjarje u gjet një “paketë e dyshimtë”, raportojnë mediat lokale duke cituar policinë., përcjell albinfo.ch.
Objekti i dyshimtë u zbulua në stacionin qendror të këtij qyteti. “Është një valixhe e braktisur”, citon gazeta “Tribune de Geneve” zëdhënësin e policisë Vaudoise, Christian Bourquenoud.
Hapësirat e stacionit të trenit janë mbyllur nga policia dhe ekipet e çaktivizimit të bombave kanë arritur në vendin e ngjarjes për të kontrolluar paketën.
Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se në valixhe nuk ka pasur bombë, por vetëm gjëra personale, dhe nuk ka nevojë për panik. Gjithashtu edhe pronari i valixhes është identifikuar.
Për këtë shkak linjat hekurudhore janë ndërprerë për një kohë dhe ka pasur vonesa.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra













