Lajme
Alarm për Evropën, planifikohen sulme xhihadiste në Gjermani, Austri e Spanjë
Një celulë xhihadiste thuhet se po planifikon sulme në Evropë midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Kështu shkruan gazeta gjermane “Bild”, sipas të cilës, terroristët synojnë të godasin në Gjermani, Austri dhe Spanjë gjatë meshave të Krishtlindjeve ose më 31 dhjetor.
Disa xhihadistë të përfshirë në plan u arrestuan të shtunën, përkatësisht në Vjenë, në rrethin Ottakring dhe në Saarland të Gjermanisë. Në Austri autoritetet e kanë ngritur nivelin e kërcënimit, veçanërisht duke forcuar masat e sigurisë në vendet e krishtera të adhurimit si objektiva të mundshëm.
Në Katedralen e Këlnit, njësitë e qenve të policisë ndërhynë në kërkim të eksplozivit pas indikacioneve për një sulm të mundshëm. Në meshën e mesnatës së Krishtlindjes, të gjithë besimtarët do t’u nënshtrohen kontrolleve përpara se të hyjnë në katedrale. Një masë e ngjashme do të ketë të bëjë me Katedralen e Shën Stefanit në Vjenë. Sipas “Bild”, xhihadistët e arrestuar janë Taxhikë, të cilët thuhet se kanë planifikuar sulme në emër të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit – Provinca Khorasan (ISPK), një degë e grupit terrorist në Afganistan.
Edhe në Itali vëmendja mbetet shumë e lartë. Në një qarkore dërguar të gjithë prefektëve nga Departamenti i Sigurisë Publike, thuhet se “shumë njerëz do të grumbullojnë sheshe, klube dhe restorante në natën e ndërrimit të viteve dhe, duke pasur parasysh kontekstin aktual delikat politik ndërkombëtar, të karakterizuar nga përkeqësimi i tensioneve, veçanërisht në zonën e Lindjes së Mesme, të cilat kanë rritur rrezikun e veprimeve terroriste, këto festime paraqesin ngjarje që duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë në drejtim të mbrojtjes së rendit dhe sigurisë publike”.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












