Kriza në Ukrainë

Alarmohet për rrezikun e një “Çernobili të ri” në Ukrainë

Ngriten shqetësime rreth luftimeve në afërsi të centralit bërthamor në Ukrainë

Turqia është e shqetësuar se luftimet në centralin bërthamor të Zaporizhias, të pushtuar nga Rusia në Ukrainën jugore, rrezikojnë një katastrofë si ajo e Çernobilit, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona në lidhje me luftimet e vazhdueshme në centralin bërthamor të Zaporizhias. Ne nuk duam të përjetojmë një Çernobil të ri”, tha Erdogan gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në Lviv të Ukrainës.