Lajme
Albin Kurti, lideri më i dashur tek të rinjtë
Nga 69 emra të personave të ndryshëm që janë dhënë, Albin Kurti është politikani model për të rinjtë me 13.7%, i pasuar nga Hashim Thaçi (10.5%) dhe Kadri Veseli (7.5%)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kryer një hulumtim të opinionit publik në mesin e votuesve të rinj nga mosha 17 deri 21 vjeçare. Hulumtimi është zhvilluar nga data 26 nëntor deri më 9 dhjetor, si dhe ka përfshirë 1,200 respodentë, prej tyre 50.3% vajza dhe 49.7% djem, raporton albinfo.ch.
Sipas rezultateve të hulumtimit, 70% e të rinjve kanë deklaruar se gjërat në Kosovë janë duke shkuar në drejtimin e gabuar. Të pyetur se cilat janë 5 shqetësimet e tyre kryesore të cilat duhet të adresohen nga qeveria, të rinjtë kanë listuar si më kryesoret: Papunësinë (65.1%); Zhvillimin Ekonomik (54.6%); Luftimi i korrupsionit (51.3%); Shëndetësinë (42.2%) si dhe Liberalizimi i vizave (4.1%).
Të rinjtë kanë deklaruar se në 12 muajt e fundit më së shumti kanë diskutuar për politikën në internet, përkundër që vendimet e tyre nuk ndikohen nga reagimet në rrjetet sociale. Gjendja financiare në familjet e 52.8% e të anketuarve është deklaruar të jetë e vështirë për të përballuar shpenzimet mujore, përderisa 75% kanë vlerësuar si të dobët dhe joefikase punën e Qeverisë.
Nga të rinjtë është kërkuar që të japin një emër se cili është politikani model për ta. Nga 69 emra të personave të ndryshëm që janë dhënë, Albin Kurti është politikani model për të rinjtë me 13.7%, i pasuar nga Hashim Thaçi (10.5%) dhe Kadri Veseli (7.5%).
Interesimi për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhme parlamentare është treguar i lartë, ku 76.1% janë shprehur të interesuar për të votuar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar











