Kosova

Albin Kurti tregon se pse nuk e duan në Shqipëri

Kurti është përgjigjur se atë nuk e kishin dashur edhe më herët

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ishte i ftuar në një intervistë në emsioni “Jeta në Kosovë” Moderatorja e këtij emisioni, Jeta Xharra i ka bërë një pyetje të pazakontë kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, z.Kurti, në lidhje me opinionin publik në Republikën e Shqipërisë.

“Pse nuk të duan në Shqipëri?” – e ka pyetur ajo, duke e pasur fjalën te shumë polemistë që e kanë kontestuar figurën e tij.

Kurti është përgjigjur se atë nuk e kishin dashur edhe më herët, duke bërë referencë me kohën sa ai nuk ishte kryetar i partisë së parë në Kosovë.

Lidhur me këtë, Kurti është pyetur se mos një gjë kishte të bënte me idenë që promovonte Kurti, atë të Bashkimit Kombëtar por kjo u mohua nga lideri i Vetëvendosjes.

Po ashtu, Xharra e ka quajtur hapur “me tendenca autokrate” Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, duke e pyetur Kurtin se a do të ishte njësoj si ai kur të vinte në pushtet.

Ndërkohȅ, Kurti deklaroi se ai ishte më së gjati në opozitë dhe nuk do të prishej në pushtet.

Kujtojmë se Kurti kishte zhvilluar debate të ashpra në Republikën e Shqipërisë me shumë analistë që nuk pajtohen me idetë e tij, pȅrcjell albinfo.ch.