Kosova

Albin Kurti udhëton në Davos për Forumin Ekonomik Botëror

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Davosit në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF), ku do të takojë liderë nga e gjithë bota.

Kosova do të ketë sërish shtëpinë e saj në kuadër të WEF, për të dytin vit me radhë. Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në ngjarjet dhe panelet e diskutimit të organizuara në Shtëpinë e Kosovës, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare bilaterale me udhëheqës të lartë dhe investitorë.