E-Diaspora

albinfo.ch dhuron 2 bileta falas për një çift për të shikuar komedinë « I Love Tropoja »

Pas suksesit që pati në kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, komedia “I love Tropoja” vjen edhe në kinematë e Zvicrës. Premiera e filmit organizohet me praninë e aktorëve më 13 dhe 14 shkurt, në Bernë dhe Cyrih. Platforma albinfo.ch online dhe print është partner medial në Zvicër.

Kësaj here, për shfaqjen e komedisë në kinemanë “Pathe” në Spreitenbach. Një çift mund të bëhet fitues i  dy biletave, nëse i jepni përgjigje të saktë kësaj pyetjeje të thjeshtë: Si quhen dy protagonistët e filmit “I love Tropoja”.

Enca Haxhia

Ermal Mamaqi 

Edi Rama

Personat fatlumë do të fitojnë nga një biletë në bazë të një përzgjedhjeje krejt të rastësishme . Rregullat e pjesëmarrjes: Loja do të fillojë sot më 12.02.2020 dhe do të zgjasë deri më 14.02.2019 (ora 14).

Biletat janë për shfaqjen e filmit që jepet të premten, 14 shkurt, pikërisht më Shën Valentin me fillim nga ora 20, në Kino Pathe, Spreitenbach. Fituesit do të mund të bëjnë edhe një foto me aktorët që janë të pranishëm në premierë.

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë individët që jetojnë në Zvicër dhe Lihtenshtajn, kuptohet të gjithë ata që kanë mbushur të paktën 18 vjeç. Pjesëmarrja është e ndaluar për nëpunësit e platformës albinfo.ch dhe pjesëtarët e tyre të afërt të familjes. Duke dhënë miratimin, pjesëmarrësi pranon mbledhjen e të dhënave të tij, përpunimin dhe përdorimin e tyre gjatë lojës.

Pjesëmarrësi bie dakord se këto të dhëna të siguruara në këtë lojë mund të përpunohen dhe transmetohen te albinfo.ch.

Të dhënat tuaja personale do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’u zbulohen palëve të treta. Duke marrë pjesë në garë, pjesëmarrësit pajtohen se të dhënat mund të përdoren për fushatat e mëtejshme të marketingut nga organizatori. Të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për qëllime të lojës dhe brenda rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.

Përcaktimi i fituesve do të bëhet nga albinfo.ch. Fituesit do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme sapo të përfundojë loja dhe do të lajmërohen me e-mail. Biletat do të merren nga fituesit drejtpërdrejt në kinemanë ku jepet filmi. E drejta për modifikim të rregullave Organizatori rezervon të drejtën të ndërrojë këtë rregullore, dhe për këtë të gjithë pjesëmarrësit do të informohen në kohë.