Lajme
Albinfo.ch transmeton live koncertin “Klassik trifft Ethno” në Vjenë
Koncerti “Klassik trifft Ethno” do të transmetohet live në faqen e Facebook-ut në albinfo.ch, e që do të shpërndahet edhe në faqet e Këshillit të Shoqatave.
Koncerti “Klassik trifft Ethno”, në të cilin do të performojnë artistët shqiptarë në Vjenë, ka zgjuar interesim të madh të publikut për të qenë të pranishëm.
Mirëpo, për shkak të masave të pandemisë, numri i pjesëmarrësve ka qenë i kufizuar.
Megjithatë, Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri në bashkëpunim me portalin Albinfo.ch dhe Albinfo.at do të bëjnë të mundshme që koncerti t’u vijë secilit, në shtëpinë tuaj.
Koncerti “Klassik trifft Ethno” do të transmetohet live në faqen e Facebook-ut në albinfo.ch e që do të shpërndahet edhe në faqet e Këshillit të Shoqatave.
Për të ndjekur këtë koncert, ju duheni të pëlqeni faqen e albinfo.ch apo njërën nga faqet e këshillit: Albanische Kulturwochen ose Këshilli Koordinues –KAVÖ.
Koncerti do të mbahet sonte, më 26 tetor, për nder të Festës së Pavarësisë së Austrisë. Ai do të jetë në vazhdën e „Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri“ të organizuar nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













