Lajme
Ambasada amerikane kërkon heqjen e taksës, ndaljen e fushatës serbe kundër njohjeve
Ambasada e SHBA’së në Kosovë i është bashkuar thirrjes së Përfaqësuesit Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, për largimin e taksës 100% ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ambasada në Prishtinë në një deklaratë ekskluzive për RTK tha se qëndrimi i SHBA, Presidentit Trump dhe Ambasadorit Grenell mbetet i njëjtë dhe se Kosova duhet ta heqë tarifën 100 përqind për mallrat serbe ndërsa Serbia duhet të ndalojë fushatën kundër Kosovës për ç’njohjen e shtetit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do të heqë taksën ndaj produkteve serbe por që kjo do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Mirëpo Grenell nuk e ka përkrahur këtë nismë të Kurtit.
Grenell kishte kërkuar heqjen e taksës, pasi ajo po dëmton ekonominë vendase dhe rajonale.
Taksa 100% është vendosur nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, si përgjigje ndaj fushatës së egër të Serbisë për heqjen e njohjeve ndaj Kosovës dhe mospranimin në organizata ndërkombëtare, përcjell Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











