Lajme

Ambasada amerikane, thirrje qytetarëve të Kosovës për vaksinim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të vaksinohen në mënyrë që të mundet COVID-19.

Përmes një shkrimi në Twitter, ambasada ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të sjellë vaksina në Kosovë, mirëpo ka shtuar se ato funksionojnë vetëm nëse njerëzit vaksinohen.

′′Kjo dhuratë nga populli amerikan është dhurimi më i madh i vaksinës për Kosovën nga çdo vend apo organizatë. Më shumë vaksina pritet të vijnë. Por vaksinat funksionojnë vetëm nëse vaksinohen individët. Kështu që ju lutem – vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjet tuaja dhe komunitetet tuaja. Së bashku, mund ta mposhtim COVID-19”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Tutje, kjo ambasadë ka bërë të ditur se do të sjellë në Kosovë mbi 700 mijë doza të vaksinës anti-COVID.

Kosova ka pranuar tri ditë më parë një donacion prej 35,000 doza të vaksinës Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

https://xk.usembassy.gov/vaccinearrival/?fbclid=IwAR2rHol-5qB3SOV2lcClJ78-GEI-EPFhz8idcBoJ2aCRw84zJJkqf9-li-8