Kosova
Ambasada e Francës promovon djathin e Sharrit
Marie-Christine Butel, ambasadorja e Francës në Kosovë, organizon nesër në Rezidencën e Francës një pritje, e cila si qëllim ka promovimin e djathit të Sharrit.
Ky aktivitet organizohet në vazhdën e mbështetjes së Francës për krijimin e një treguesi të parë gjeografik në Kosovë. Për disa vjet me radhë, ekspertë francezë kanë mbështetur institucionet kosovare dhe prodhuesit e djathit të Sharrit në mënyrë që të sigurojnë njohjen e këtij djathi si një tregues gjeografik-emërtim origjine, domethënë një prodhimi bujqësor unik, cilësia e të cilit është e lidhur me zonën në të cilën prodhohet dhe me njohuri të veçantë në përgatitje.
Me këtë rast, shefi i kuzhinës franceze, Christophe Dovergne, do të prezantojë receta bashkëkohore dhe kreative, duke nënvizuar lidhjet ndërmjet kuzhinës franceze dhe asaj kosovare. Anëtar i Akademisë së Kulinarisë të Francës dhe Euro-Toques, Christophe Dovergne, është profesor gatimi dhe bashkëthemelues i faqes 750 gram. Ai ndan kohën e tij midis transmetimit të njohurive dhe përgatitjes së librave të gatimit.
Pritja do të bëhet ditën e premte, më 13 dhjetor, në orën 17:30, në Rezidencën e Francës, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike













