Kosova
Ambasada e Kosovës në Bernë, në pushim nga 23 dhjetori deri më 3 janar
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka njoftuar shtetasit e Kosovës, të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në Zvicër se me përjashtim të rasteve emergjente, shërbimet e rregullta konsullore në Konsullatën e Përgjithshme në Gjenevë, Konsullatën në Cyrih dhe në Ambasadën në Bernë për këtë vit kalendarik përfundojnë nga data 23 dhjetor 2024, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, ofrimi i shërbimeve konsullore do të fillojë nga data 3 janar 2025, pas përfundimit të festave zyrtare në Republikën e Kosovës.
“Ambasada dhe Konsullatat i bëjnë thirrje shtetasve të Republikës së Kosovës të cilët mund të kenë nevojë për çfarëdo shërbime, sidomos për pajisje të certifikatave me fotografi për fëmijë e fletudhëtime që t’i marrin ato para kësaj date. Për shërbimet e fundit konsullore nuk ka nevojë që të bëhet termin paraprak, por, mjafton paraqitja para Ambasadës ose Konsullatës me dokumentet që kërkohen dhe brenda orarit të punës”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina












