Lajme
Ambasada e Kosovës në Gjermani dhe Oda Gjermano-Kosovare promovojnë bizneset
Ambasada e Kosovës në Gjermani dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, me rastin e aktiteteve për shënimin e 12 Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës kanë hapur serinë e takimeve që kanë për qëllim promovimin e tregimeve të suksesit të bizneseve nga Gjermania në Kosovë dhe ansajelltas, nga Kosova në Gjermani.
Në Ambasadën e Kosovës në Berlin, me ftesë të Ambasadorit Cufaj, sukseset e tyre parat ë pranishmëve i kanë shpalosur Drejtorët e tre bizneseve nga bizneset anëtare të OEGJK-së: z. Oliver Winter, CEO i A&O Hostels, znj. Hana Qerimi, COO dhe bashkëthemeluese e Shkollës Dixhitale, dhe z. Hubertus Rick, Drejtues i Ekipit në kompaninë Buchhaltung Discount Services. Këto suksese janë treguar para audiencës ndërkombëtare për të ilustruar, se si një vendim i mirë mund të sjellë sukses të madh dhe zhvillim jo vetëm për biznesin, por edhe për vendin!
Të pranishmit me këtë rast janë përshëndetur nga Ambasadori Cufaj dhe Drejtoresha Menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermao-Kosovare, Nora Hasani.
Me anë të serisë së takimeve, Ambasada e Kosovës dhe OEGJK synojnë që ta përmirësojnë imazhin e Kosovës në Gjermani, ta informojnë publikun gjerman për mundësitë e të bërit biznes në Kosovë dhe me kompani të Kosovës, si dhe të nxisin rritjen e investimeve gjermane në vend, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar


















