Lajme
Ambasada e Kosovës në Gjermani jep njoftim të rëndësishëm për viza pune
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për personat që duan të shkojnë për të punuar në këtë shtet pas një marsit të këtij viti, kur do të hyjë në fuqi ligji i ri “Mbi punësimin në Gjermani të punonjësve të kualifikuar”.
Përmes një njoftimi për media, Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të fillojnë procedurat për njohjen zyrtare të kualifikimeve profesionale në Gjermani, pasi kjo procedurë merr disa muaj kohë dhe pa njohjen zyrtare të diplomës, nuk mund të bëhet termini në Ambasadë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin të Gjermanisë dhe Konsullatat e Përgjithshme të RKS në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Düsseldorf dhe Hamburg, njoftojnë të gjithë shtetasit nga Kosova që synojnë punësimin në Gjermani se edhe pas hyrjes në fuqi më 1 mars 2020 të ligjit të ri “Mbi punësimin në Gjermani të punonjësve të kualifikuar”, procedura për rezervim takimesh dhe për marrjen e vizave do të bëhet vetëm pranë Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në njoftim thuhet se Ambasada e Kosovës në Gjermani nuk ka asnjë kompetencë për trajtimin e kërkesave të shtetasve nga Kosova për viza punësimi në Gjermani.
Njoftimi i plotë i ambasadës:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin të Gjermanisë dhe Konsullatat e Përgjithshme të RKS në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Düsseldorf dhe Hamburg- njofton të gjithë shtetasit nga Kosova që synojnë punësimin në Gjermani se edhe pas hyrjes në fuqi me datë 1 mars 2020, të ligjit të Ri “Mbi punësimin në Gjermani të punonjësve të kualifikuar”, procedura për rezervim takimesh dhe për marrjen e vizave do të bëhet vetëm pranë Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.
–
AMBASADA E KOSOVËS NË GJERMANI NUK KA ASNJË KOMPETENCË PËR TRAJTIMIN E KËRKESAVE TË SHTETASVE NGA KOSOVA PËR VIZA PUNËSIMI NË GJERMANI.
–
Në lidhje me efektet e ligjit të ri për punësim në Gjermani pas datës 1 mars 2020, jeni të lutur të vizitoni vazhdimisht faqen e Ambasadës gjermane në Prishtinë, e cila ka një rubrikë të posaçme në lidhje me ndryshimet ligjore për punësimin në Gjermani pas datës 1 mars 2020.
Më poshtë gjeni edhe linkun me informacionet e Ambasadës gjermane në Prishtinë:
https://pristina.diplo.de/x…/service/visa-einreise/-/2285916
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch Një kapitull të veçantë në këtë mes përbën lajmi i mirë për zgjedhjen e Arbër Bullakajt... -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch Një kapitull të veçantë në këtë mes përbën lajmi i mirë për zgjedhjen e Arbër Bullakajt... -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Hetuesit italianë marrin qasje në dosjen e tragjedisë në Crans-Montana -
Rritet numri i studentëve të huaj në universitetet zvicerane -
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme













